Nga Ergys Mërtiri, Sociolog
E tmerrshme, vetem brenda nje dite, nje bresheri skandalesh u diskutuan sot, secila e mjaftueshme me vete, per ta marre me shqelma qeverine.
1. 8 ish-oficere te Sigurimit te Shtetit te kohes se Enver Hoxhes jane emeruar ne pozicione te larta drejtuese ne SHIK. Imagjinoni cdo kishte ndodhur ne Gjermani nese 8 ish-oficere te Gestapos do te zinin poste drejtuese ne Sherbimin Inteligjent Gjerman!
2. Nje anetar i Keshillit te Larte te Prokurorise i cili do te zbatoje reformen ne drejtesi duke pastruar organin e akuzes, akuzohet gjithashtu se ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit.
3. Drejtuesja e Prokurorise se Krimeve te Renda, Donika Prela, e emeruar ne kete post mbi kritere shoqerie me Prokuroren e Pergjithshme te perkohshme te zgjedhur pa veting ne kundershtim me kushtetuten nga kreu i qeverise, nuk justifikon dot pasurine, ndersa pranon serbes se i shoqi ka bere evazion fiskal pasi ketu nuk jemi ne Europe dhe nderkohe, anetaret e KLP-se nuk e gjykojne kete si problem per te kaluar vetingun. Reagon vetem komisioneri i huaj.
4. Nje deputete e maxhorances (Blerina Gjylameti), e kapur me plagjiature diskutoi ne Komisionin Parlamentar per arsimin, si relatore e propozimeve ligjore qe nje force politike ofroi ne lidhje me zgjidhjen e problemeve ne universitet, ku natyrisht perfshihet edhe ndeshkimi i plagjiaturave. Ish-Zv.ministri i Arsimit, bashkeautor i shkrimit dha doreheqjen per kete, ndersa autorja tjeter, znj. Gjylameti, vazhdon punen me perkushtim per te rregulluar Arsimin e Larte ne Shqiperi.
5. Nje tufe studentesh deshmuan sot se e duan aq shume mesimin (e rrjedhimisht edhe Partine) sa u konfliktuan me shoket e tyre qe jane ngujuar ne universitete, megjithese e pranojne se kerkesat e tyre jane te drejta dhe se ato kerkojne nje zgjidhje. Qeveria po i fut studentet ne konflikt me njeri-tjetrin per te shpetuar menderen e vet dhe duket se per shume prej studenteve, hallet e qeverise jane me te rendesishme se hallet e tyre.
Jemi vertete nje vend i vogel, por kemi aftesine te prodhojme aq skandale sa te mbajme me lajme gjithe Evropen. Dhe kjo fale aftesise se Kryeministrit tone legjendar, liderit rajonal qe po e rilind kete vend