Ka tifoze speciale mamin, sulmuesi Skuka: Partizani njësoj si Korabi, te Dinamo nuk kishin nevojë për mua

0 0
Read Time:43 Second

Xhuliano Skuka, ishte një nga futbollistët më të dalluar te Partizani në triumfin ndaj Teutës. Sulmuesi dibran shënoi golin e parë si dhe asistoi te goli i tretë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

“Ishte ndeshje e mirë interpretuar nga të gjithë. Kemi akoma më shumë, nuk e meritojmë këtë vend, them se do ia arrijmë. Na ndihmoi goli i shpejtë, e menaxhuam mirë. Familjarët i ndjekin të gjithë ndeshjet. Mami bën më shumë tifo.

Unë luaj ku ekipi ka nevojë. Te Dinamo sulmuesi ishte, nuk kishin nevojë. Nuk e prisja mikpritjen te Partizani, jam ndjerë, siç isha në fillim te Korabi, një grup fantastikë me djem të mirë. Unë mendoj vetëm për Partizanin.

Unë bëj punën time, puna ime është të bëj gola, jo vetëm me Dinamon, por kundra të gjithëve”, u shpreh Skuka.

PANORAMASPORT.AL

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %