Shkrimtari Shaqir Skarra,ka lindur në fshatin Shumbat të Dibrës.Një fshat piktoresk dhe gjithmonë bujar në pritje të apasionuarve pas udhëtimeve.Mësimet e para i morri në vendlindje.
Dashuria e shkrimtarit Skarra për libra,ka filluar që në vegjëli dhe më vonë arriti që sjell mjaft libra për lexuesit.
- Zoti Skara ju keni shkruajtur libra që në moshë të hershme,a ka qenë dikush që ju ka inspiruar?
Dy persona të cilët më kanë inspiruar janë dy mësuesit e mi të ndjerë Teki Çera në shollë n 8-vjecare dhe Naim Plaku në gjimnaz.Pavarësisht se ato sot nuk jetojnë por kanë ndikuar shumë tek unë duke lënë gjurmë të pa shlyera si në formim ashtu edhe në talent.
2. Sa libra keni shkruar deri tani dhe cilat janë ato?
Deri më tani kam shkruajtur 13 libra.Botimi i parë është “Zalldardha” pastaj kam shkruajtur edhe “Shumbati histori dhe tradita”,”Shtator i përgjakur”,”Dine Hoxha arkitekti i fjalës së mencur dibrane”,”Haki Hysa”,”Malet e Dibrës”,”Gurrat e Korabit”,”Gjorica fshati midis ujrave”,”Trokitje në portat e Dibrës”,”Klerikët e Limnjanjit”,”Xhafer Merdini,një emër i njohur në sofrën e arsimit shqiptar”,”Musai,portreti i njeriut fisnik” dhe libri më i fundit që ka dalë në treg është “Dritëhijet e një poeti”monografi kushtuar poetit të njohur dibran Naim Plakut-u shpreh Z.Skarra.
3.Cili nga librat tuaj do ta klasifikonit si më të mirin?
“Nuk mund t’i klasifikoj librat,sepse një autor të gjithë librat i ka si fëmijë dhe nuk bën dot ndarje.Libri “Malet e Dibrës” them se është n jë libër i mirë sepse ka më shumë lexues.Ky libër gjendet sot i përkthyer edhe në mënyrë elektronike në Universitetin Indiana të Amerikës”-tha shkrimtari për blogun.
4. Sa ju ka përkrahur Dibra në promovimet e librave tuaj?
Me bindje të plotë them se qytetarët e mi më kanë mbështetur pafund.Në Dibër kam gjetur materialin bazë,alegoritë ,folklorin dhe shumë e shumë gjëra të tjera.Shumbati në vecanti dhe Dibra në përgjithësi janë ende vende të “virgjra” për studime të ndryshme,ende kanë nevojë të lëvrohen të gjitha gjinitë letrare.
5.Sa njiheni nga qytetarët e Dibrës,po nga rinia?
As vetë nuk di si të përgjigjem.Me binjdje them se falë kontributit tim në media që para viteve 90′ dhe deri më tani kam shumë njohje në Dibër dhe në Tiranë mes dibranëve.Më shumë njihem nga mosha e tretë,të rinjtë janë të pakët dhe më të shumtë janë ato që përdorin rrjetet sociale.
6.Sipas mendimit tuaj,sa lexon rinia dibranase?
Unë jam një lexues i rregullt dhe frekuentoj vazhdimisht bilbiotekën e qytetit.Në fakt është për të ardhur keq sepse rinia sot lexon shumë pak libra dhe janë shumë pak mos me thënë fare frekuentues të bibliotekës.
7.Dibra ka edhe bilbiotekën e qytetit.A ja keni shtuar si pasuri librat tuaj?
Të gjitha kopjet e librave i kam dorëzuar në bilbiotekën e qytetit,gjë që më takon ta bëj për qytetarët e mi.Detyrimi i bashkisë është të blejë libra të rinj për të pasuruar bilbiotekën por unë ja kam dhuruar vetë bilbiotekës.
8.A keni marrë cmime për punën tuaj në gjithë këto vite?
Në vitin 1986 kam marrë cmim të parë “Udhët e atdheut na thërrasin” i cili u vlerësua si reportazhi më i mirë dhe u transmetua në “Radio Tirana” për emisionin “Shqiptarët jashtë atdheut” plot një javë rrjesht.Jam dekoruar nga Presidenti i Kuvendit me Medaljen e Punës si dhe Medaljen “Naim Frashëri”.
Mesazhi i shkrimtarit Shaqir Skarra për të rinjtë:Rrjetet sociale nuk e zëvëndësojnë dot librin.Kthejuni edhe një herë librit nuk është vonë asnjëherë.
Intervistoi:Xhoana Vranici,studentja e gazetarisë.
Shkrimtarin Dibran:Shaqir Skarra.