Të rinj të dashur.

0 0
Read Time:2 Minute, 39 Second

Nga: Samet Zagradi

Duhet të kuptojmë që kafenetë nuk mund të jenë justifikim së po bëjmë diçka. Nuk duhet të pajtohemi me realitetin së këtu nuk jetohet apo se vetëm “toka e premtuar” mund të na nxjerrë nga situata. Tymosja nuk sjell zgjidhje, madje as alkooli apo lëndët e ndaluara nuk do të na shpëtojnë. Modelet që ne ndjekim nuk duhet të ndiqen. Mjaft mallkuam pedagogët. Ne nuk mësojmë, nuk punojmë, nuk përpiqemi. Ne përtojmë e më pas ushqejmë vrullshëm korrupsionin, pastaj ankohemi. Bëhemi gënjeshtarë, shfrytëzues dhë lypës të fatit të një provimi të cilin e blejmë njësoj si qimet e kokës. Askush nuk mundet të të mohojë atë që ti meriton. Askush nuk ka shans të përfitojë mbi djersën tonë, në qoftë se ajo djersë është derdhur me punë dhe përkushtim.

Të dashur të rinj.

E di, ne pëlqejmë të jetojmë mirë. Pëlqejmë lukset, makinat, festat, teknologjinë e fundit, por harrojmë detaje që në të vërtetë s’duhet të harrohen. Të mendojmë më gjatë! Ti, që vetëm telefoni të kushton sa dy rroga të prindërve të tu, apo ti që çdo mëngjes zemërohesh se nuk t’u plotësua teka, a ke menduar ndonjëherë duart e çara të babait tënd teksa rropatet në kantiere ndërtimi? Apo ti e dashur e re! Mendon ndonjëherë për nënën që punon dy turnë që ti të mbarosh universitetin, të bëhesh dikush në jetë dhë të mos kesh dhe ti fatin e saj? E, ti ndërkohë, çfarë bën? Lë orët e mësimit për kafe, netët e studimeve për party apo ato pak para të qerasë duhet ti marrë pedagogu? Të duket vendim i drejtë ky?

Jo! Jemi gabim kështu të dashur të rinj! E ardhmja jonë varet vetëm nga ne. Duhet të besojmë fort në ëndrrat dhe në vlerat tona. Ne kemi shumë dhe për këtë duhet të jemi të bindur. Duhet të lëvizimi, të punojmë pa pushim pa llogaritur kurrë lodhjen. Atë nuk duhet ta njohim. Suksesi që vjen pa vuajte nuk është sukses, është vetëm një fasadë e lyer më burokraci që koha shumë shpejt do ta zbehë. Koha është mjaftë e vyer. Ajo ikën shpejt duke të hequr shancin të reagosh pas pendimit.

Ne nxitojmë të rritemi, nxitojmë të pasurohemi dhe harrojmë të shijojmë pjesën më të bukur të jetës, fëmijërinë! Kur rritemi kuptojmë që kemi humbur shumë. Duhet të kuptojmë që arma nuk të bën të fortë dhe droga nuk të bën të të pasur. As prostitucioni, të dashura goca, nuk mund të jetë biznes. Është kaq e trishtë, e ulët…

Të dashur të rinj,

Duhet të kuptojmë që nuk është turp të dashurojmë, të dashurohemi. Turp është të flakësh tutje ndjenjën, respektin për arsye instikti apo interesi. Duhet të përpiqemi fort të jemi pjesë e një shoqërie të shëndoshë, e një familje me baza të gjalla morale dhe të bëjmë të pamundurën që të jetojmë me nder.

Të punosh nuk është turp. As të jesh i varfër nuk është ulje. Turpi qëndron në mendjen tonë. Në mënyrën se si ne i perceprojmë gjërat dhe në mënyrën se si ne ëndërtojmë jetën tonë. Është shumë e rëndësishme mënyra se si ne e ndërtojmë jetën tonë dhe sesi ne ecim përpara…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %