Pas borës filloi ngrica, si paraqitet situata në qarkun e Dibrës

0 0
Read Time:58 Second

Në orët e mbrëmjes janë ndërprerë reshjet e borës në Qarkun e Dibrës. Pas ndërprerjes së reshjeve temperaturat kanë pësuar ulje të menjëhershme, dhe kanë nisur ngricat.

Situata rrugore paraqitet më problematike tani për shkak të borës dhe ngricave si pasojë e lagështirës. Policia ka vendosur postbllok në Klos, dhe në Brar-Murrize dhe nuk lejon kalimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit, pasi mjetet bllokojnë punën e borëpastrueseve dhe për të shmangur aksidentet, deri në një njoftim të dytë.

Në aksin nacional Peshkopi – Tiranë, kalimi nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë. Aksi Peshkopi – Kala e Dodës- Kukës kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë, nga Cereni deri në Vasie fryn erë e fortë dhe grumbullon borën në trupin e rrugës. Aksi Peshkopi Qafë Draj – Kukës, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë me vështirësi.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd, qarkullimi bëhet me zinxhirë, më e vështirë është segmenti nga Ostreni deri në Steblevë.

Si pasojë e reshjeve janë pa energji elektrike gjysma e qytetit të Peshkopisë, Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Sllovë, Luzni në Dibër. Ndërsa në Bulqizë Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe fshatrat e Tërnovës në Fushë Bulqizë. /albeu.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %