Dëborë dhe temperatura -17°C ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes në këto akse rrugore

0 0
Read Time:51 Second

Veriu, verilindja dhe një pjesë e juglindjes së vendit janë “pushtuar” nga dëbora. Autoriteti Rrugor Shqiptar paraqet një gjendje të akseve rrugore ku ka rënë dëborë dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë shumë kujdes. Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.
“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore” mbyllet njoftimi i ARRSH. Java që vjen pritet që të jetë akoma më e vështirë me temperatura shumë të ulëta./ Abcnews.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %