Read Time:37 Second
Temperaturat e ulëta pritet të përfshijnë vendin tonë duke filluar që nga mbrëmja e sotme e duke vazhduar gjatë ditës së nesërme e në vazhdim.
Sipas disa të dhënave të fundit të publikuara nga Statcionet Meterologjike Rajonale, pritet që temperaturat e ajrit në vendin tonë të pësojnë ulje të ndjeshme. Deri në -18 gradë celsius pritet të zbresë termometri në zona si Dibra e Puka.
Sipas të njëjtave të dhëna mësohet se në Tiranë termometri do të shënojë minimumin e tij -8 gradë celsius, ndërkohë që në qytetet bregdetare si Durrësi e Vlora temperaturat do të zbresin deri në -1 gradë celsius.
Kujtojmë që pak më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi, njoftoi mbylljen e shkollave për datat 24-26 janar 2022.