KUR S’BËN, S’BËN. KUR BËN, BËN

0 0
Read Time:1 Minute, 20 Second

|Alegoria Dibrane është një nismë dhe projekt i portalit Dibra ON për të risjellë tek lexuesi vlerat e Alegorisë Dibrane. Ky projekt synon të ndihmojë dashamirësit e kulturës dhe alegorisë dibrane ti japin vlerë fjalës dhe mençurisë së dibranëve brez pas brezi|

Një nga fshati Cerjan kishte hapur njëherë një dyqan të qytetin e Peshkopisë, ku bënte samar bashkë me djalin. Lekët që mblidhte nga tregtia e samarëve i kishte futur në një samar, ku kishte çarë edhe copën brenda. Samarin e kishte varur në mur por nuk i kishte thënë gjë djalit. Një ditë, kur samarxhiu nuk ishte në dyqan, vjen një për të blerë një samar. Asnjë nga ato që ishin në dyqan nuk ia mbushi syrin. Sytë i vajtën direkt tek ai i vjetri.

Edhe pse është i vjetër, unë do ta paguaj për të ri, vetëm ky i bie tamam kalit tim. Pagoi paret, mori samarin dhe iku në shtëpi. Kur u kthye samarxhiu pa që mungonte samari që mbante paret.

Ku është samari që ishte varur? – pyeti djalin.

E shita, ia ktheu djali i gëzuar, – bile e shita për të ri.

Eh medet, medet! Kur s’bën, s’bën. Pas pak në dyqan futet përsëri klienti që kishte blerë samarin.

Të më falësh, por ky samar nuk i bënte kalit tim, ma vriste pak. Po të keni mundësi të ma ndërrosh me një tjetër.

Posi, – ia ktheu buzagaz samarxhiu.

Zgjidh e merr kë të duash. Kur iku klienti me samarin tjetër në krah, gjithmonë duke qeshur samarxhiu foli:

Kur bën, bën.

Marre nga libri : Gurrat e Korabit

•Autori : Shaqir Skarra

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %