Read Time:31 Second
Lushnja është gati për rinisjen e garës në Kategorinë e Parë. Lagunarët kanë parë shumë ndryshime në dy javët e fundit, teksa në krye të ekipit është vendosur Agim Canaj. Trajneri i mirënjohur ka gjetur akordin me disa futbollistë, një ndër më të rëndësishmit Mikel Canka për sulmin.
Te Lushnja është rikthyer edhe Endrien Magani, mbrojtësi që është një siguri për krahun e djashtë. Te lagunarët kanë firmosur edhe qendërmbrojtësi Florain Daci dhe mesfushori Xhulian Reci. Të ndodhur në fundin e renditjes, Lushnja kërkon që në fundjavë të nisë mbarë në sfidën kundër Maliqit, që zhvillohet në “Roza Haxhiu”, të shtunë në 13:30.