Read Time:35 Second
205 qytetar në të gjithë Qarkun e Dibrës janë aktualisht të infektuar me Covid-19. 113 prej tyre i përkasin Matit, ndërsa pjesa tjetër Dibrës e Bulqizës. Këto shifra raportohen nga Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu të cilat i ka siguruar nga të dhënat e tre Njësive të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Bulqizë e Dibër. Prefekti Shehu ju bëri apel qytetarëve që të zbatojnë me rigorizitet masat antiCovid për të penguar përhapjen e mëtejshme të infeksionit të rëndë. Në këtë numër të infektuarish bëjnë pjesë edhe punonjës të institucioneve të ndryshme.
Varianti Omicron ka shtuar ndjeshëm infektimet në Qarkun Dibër, ku numri i rasteve të reja po vjen çdo ditë e në rritje
Mat TV