Sherefedin Shehu shkruan në Facebook :-
O Lul thirri mendjes..
Ndërkombëtarëve t’ju kishe dërguar ndonjë raport (nëse ke) për vjedhjen e zgjedhjeve dhe jo për dhunën tënde.
Demokratët që erdhën për të hyrë në shtëpinë e tyre përdorën vare dhe çekiç për të hapur blindet që kishe vënë ti.
Ti i sulmove demokratët me gaz helmues!
Ti i godite demokratët me shkopinj!
Ti i detyrove demokratët që të thyejnë xhamat sespe po mbyteshin nga gazi që ju hodhën paramilitarët e tu!
Paramilitarët e tu i thyen xhamat e katit të dytë që të shpërndanin gazin helmues dhe godisnin demokratët me shkopinj.
Paramilitarët e tu i hodhën karriget dhe objektet e tjera jashtë për të goditur e vrarë demokratët.
Paramilitarët e tu i hodhën bombat shurdhuese që të trembnin demokratët por edhe ato gratë që i kishe thirrur brenda.
Demokratët u goditën dhe plagosën nga paramilitarët e tu ndërsa ty dhe paramilitarëve të tu nuk ju hyri gjemb në këmbë.
Thirri mendjes Lul! PD-ja nuk është godina!