0
0
Read Time:25 Second
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Dibër, në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.
Epiqendra e goditjes ka qenë në Greqi, me magnitudë 5.8 i shkallës Richter, por lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në vendin tonë, për shkak se thellësia e goditjes ishte vetëm 2 kilometër.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në të gjitha shtetet fqinje të Shqipërisë, të cilat kanë raportuar lëkundje sizmike.