Prenë një parcele me pyje në zonën e mbrojtur në “Linos”, dy të arrestuar në Mat

0 0
Read Time:49 Second

Policia në Dibër ka vënë në pranga dy persona për prerje të paligjshme të pyjeve. Njoftohet se në flagrancë në vendin e quajtur  ‘Linos-Guri i Bardhë”, pjesë e zonës së mbrojtur me ligj një 36-vjeçar me iniciale I. B. Ky i fundit u kap duke transportuar me kamion 8m³, lëndë drusore dhe pasi ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për t’u larguar është kapur nga shërbimet e policisë.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe 57-vjeçari Xh. M.,  pasi u kap duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy shoferët janë autorët e dyshuar të prerjes së një parcele me lëndë drusore në mënyrë të çrregullt në zonën e mbrojtur në ‘Linos, Guri i Bardhë’.

Ndërkohë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete tip kamion, lënda drusore e prerë dhe mjete pune që shërbenin për prerjen e lëndës drusore. /abcnews.al/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %