Basha në Dibër, Krosi: Kishte njerëz të importuar, shumica e anëtarëve të PD kundër tij

0 0
Read Time:1 Minute, 19 Second

Nënkryetari i PD-së së Dibrës dhe ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Ilir Krosi, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për takimin e Lulzim Bashës sot në Dibër.

Krosi theksoi se Basha nuk e mbushi dot sallën në Peshkopi, edhe pse kishte me vete njerëz të importuar nga Tirana e gjetkë.

Ilir Krosi vlerësoi se Lulzim Basha nuk ka me vete Dibrën dhe se ka kundër shumicën e anëtarëve të PD-së në këtë qark.

“Erdhën njerëz të importuar dhe salla nuk u mbush. Takimi ishte sajuar, duke lutur njerëzit. Strukturat e seksioneve të komunave të Dibrës nuk kishin ardhur. Ky takim ishte për të mashtruar veten dhe të tjerët. Shumica e anëtarëve të PD janë kundër tij dhe nuk e di pse nuk respekton këtë verdikt të demokratëve.”

Ka 3-4 ditë që po bëhen telefonata, janë vënë njoftime edhe në shtylla për këtë takim të Bashës në Peshkopi. Lulzim Basha nuk e ka përkrahjen e Dibrës As një e treta, as 100 delegatë nuk ishin, që i bie një e dhjeta. Është kërkuar që të prishej ky lloj takimi, por ne jemi dibranë, shqiptarë e nuk u morën me të, sepse ne kemi shumicën.

Edhe në Dibër vazhdojnë historitë me bravat e dyert, por t’ua mbyllësh demokratëve dyert e partisë së vet, vetëm PD-së nuk i shërben. Një njeri që nuk ikën pasi është shkarkuar me votë masive, i bie që mos jetë demokrat e ky është Basha, e kur vepron kështu bën që demokratët të kalojnë ndoshta edhe në veprime të padëshiruara”, deklaroi Krosi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %