Për herë të fundit u pa duke peshkuar, dibrani ‘zhduket’ në mënyrë misterioze

0 0
Read Time:1 Minute, 10 Second

Një 50-vjeçar nga Dibra ka humbur kontaktet e tij me familjarët që nga pasditja e djeshme.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T. Xh., i cili sipas banorëve që kanë denoncuar në Polici rastin, mësohet se për herën e fundit të jetë parë në fshatin Fushë-Alie, në vendin e njohur si Rrethas duke peshkuar buzë lumit Drini i Zi.

Pas këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Shërbimet e Komisariatit Policor të Dibrës dhe forcat ‘Shqiponja’, të cilat kanë nisur kërkimet. Mbrëmjen e djeshme kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës, ndërkohë që sot pritet të rifillojnë.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/informacion paraprak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00,  janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë. Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë  shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %