0
0
Read Time:24 Second
Ditën e sotme në Tiranë pritet të vijë presidenti serb Aleksandër Vuçic dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev në kuadër të nismës “Open Ballkan”. Por ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë e cila pritet të nisë në orën 16:00 në selinë e Partisë Demokratike e më pas do zhvendoset para kryeministrisë. Mësohet se më shumë se 2000 policë do jenë para kryeministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë ndërsa në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat Shqiponja.