Të gjithë e njohim Edmond Hasanin, një njeri i lexuar dhe me një horizont për ta pasur zili. Ai gjithmonë mbetet kritik i së vërtetës dhe guxon gjithmonë të thotë atë çka e vret nën vete. Statuset e tij epike dhe me një ironi therëse gjithmonë tërheqin vëmendje dhe prodhojnë debat. Doktor Mondi mbetet një vlerë dhe nëse do ishte e vërtetë detyra e tij në krye të bashkisë gjërat do të konceptoheshin ndryshe.
Në një status në rrjetin e tij në facebook ai shkruan se çfarë do të bënte nëse do ishte në drejtimin e bashkisë Dibër. Ndër të tjera ai shkruan “Nese do isha kryetar bashkie ne Peshkopi do beja vec dy gjera dhe asgje tjeter : do shkaterroja guroren per te rindertuar bulevardin si dhe per kujtese historike, artistike,intelektuale e qytetare per gjate dy bulevardeve do ngrija bustet e kryetarit te pare te bashkise Sul Shehut dhe krijuesit te Peshkopise moderne Rexhep Dodes e me rradhe bustet e lulishtarit Agush Selishta, te sportistit Taxhedin Shehu,te artisteve Munir Shehu ,Tonin Rrota,Imer Seferi, Haziz Ndreu,Myrteza Baboci, te arsimtareve Islam Vani,Drita Zhulali apo Xhil Kulemani,te mjekeve Rahim Gjika ,Basri Neziri,etj, te klerikut te njohur Sali Hoxha ,etj ! Eshte mjerim i madh jo vetem shpirteror kur nje komunitet nuk njeh rrenjet dhe yjet ndricues te tij !”:- shkëputur nga profili i facebook-ut të Edmond Hasani
DibraOn.Com