Read Time:34 Second
Inegzistente përpjekja për të pastruar sadopak bulevardin kryesor të qytetit që tashmë i ngjan më shumë si një pistë e patinazhit artistik. Dhjetra qytetarë me të drejtë të indinjuar rrëzohen dhe pse jo marrin ndonjë frakturë teksa përpiqen me sforco të kalojnë pa rrezik rrëzimi bulevardin.
Mbrëmjen e djeshme bora ka vazhduar të bjerë duke rënë mbi akullin që e ka bërë shumë të rezikshme qarkullimin rrugor dhe të qytetarëve.
Bashkia dhe autoritetet përkatëse duhet të ndërmarrin masa për pastrimin ose hedhjen e kripës në bulevard përpara se të jetë vonë për dikë. Qytetarë të shumtë janë ankuar në portalin tonë dhe ne shohim si detyrim për të përcjellë zërin e tyre.
DibraOn.com