Çfarë po ndodh me Llixhat e Peshkopisë

0 0
Read Time:1 Minute, 20 Second

Sot më datë 25 janar 2019 qindra banorë të lagjes “Llixha” të qytetit të Peshkopisë kanë zbarkuar pranë Bashkisë  së qytetit duke protestuar kundër një vendimi që sipas tyre është kategorikisht i pa pranueshëm dhe abuziv. Shkak i kësaj  proteste ka qenë një vendim për dhënjen me koncesion të ujit të llixhave, ku sipas disa protestuese ky vendim i këshillit te bazenit ujor Drin-Bunë e datës 11.12.2018 kryesuar ga prefekti I Shkodrës zoti, Cesk Millja I hap rrugën një firme private të marrë me koncesion ujin kurativ.

Sipas banorëve nuk do të lejojnë që askush të vendosë mbi fatin e një lagjeje që është ndërtuar pikërisht me qëllimin e atyre llixhave. Ata thonë që dhënja me koncesion është një aferë korruptive duke akuzuar Bashkinë dhe Prefekturën Dibër se ka ndihmuar në lehtësimin e dokumentave duke mos marrë asnjë mendim nga të prekurit e drejtëpërdrejtë, sic janë banorët e lagjes “llixha”.

Rreth 30 hotele dhe 150 familje preken drejtëpërdrejtë nga ky vendim nëse vihet në zbatim pasi jetesa e kësaj zone varet totalisht nga uji kurativ I llixhave. Llixhat përpos vlerave kurative është një burim I mirë të ardhurash për banorët e Dibrëes.  Në ndihmë të banorëve në protestën e sotme mori pjesë edhe deputeti I partisë Demokratike zoti, Xhemal Gjunkshi ku tha se kemi të bëjmë me një aferë megakorruptive që ka sjelle marrjen e këtij vendimi.

Zoti Gjunkshi akuzoi institucionet vendore dhe deputetët aktual të mazhorancs që ka ndihmuar këtë process. Banorët thanë se protestat do të përshkallëzohen edhe në ditët në vzhdim derisa ky vendim të anullohet plotësisht.

DibraOn.Com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %