Read Time:38 Second
Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në shumicën e territorit.
Sipas MeteoAlb, e gjithë fundjava është parashikuar të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku reshjet e shiut do të jenë prezentë në të gjithë vendin.
Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në qendër dhe perëndim të vendit. Në zonat me lartësi mbi 1,100-1,400 metër mbi nivelin e detit, në orët e pasdites pritet të nisin edhe reshjet e dëborës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një ulje në krahasim me ditën e djeshme, duke bërë që të luhaten mes vlerave minimale 4°C dhe maksimumi 18°C.