Taulant Marku lider tek ekipi i Korabit

0 0
Read Time:2 Minute, 17 Second

-Taulant Marku është bërë një emër shumë I njohur për tifozërinë e ekipit të Korabit kohët e fundit pasi po cdo ditë po merr rolin e liderit te ekipit ku shënon pothuajse në cdo ndeshje. Në cdo ndeshje Marku dëshmon që është një futbollist profesionist dhe që din të shënojë duke u bërë një personazh I dashur për ekipin dhe tifozërinë dibrane.


Në një intervistë eklsuzive për portalin DibraON.com Taulant Marku flet për karrjerën, ndjesinë që ka tek ekipi I Korabit, për tifozët dhe prespektivën që ai dhe ekipi kanë në vijim.
-Marku mardhënjet me futbollin I ka filluar që në moshë shumë të vogël në ekipet e fëmijëve në Laprakë, ku më pas filloi shkollën e futbollit “Loro Borici” ku fitoi kampionatin e Shqipërisë për U19 me ekipin “Shkëndia e Tiranës. Më pas Marku karrjerën e filloi tek ekipi i vendlindjes së tij Tërbuni i Pukës ku bashkë me ekipin arriti një suskes historik ku për herë të parë Tërbuni u ngjit në elitën e futbollit Shqiptar. Më pas karrieren e filloi tek Kastrioti ku për 4 vite është ngjitur 2 herë ne Superligë. Marku për një vit luajti në Superligë me ekipin e Kastriotit .


I pyetur për ekipin e Korabit Marku thotë se është viti I dytë që luaj. Është një ekip që më ka bërë të ndjehem mirë me kushtet dhe profesionalizmin e madh që drejtuesit kanë arritur të aplikojnë në këtë skuadër. Tek ekipi I Korabit vendosa të vij një vit më parë pas bisedimeve të gjata me presidentin e klubit, zotin Femi Mziu. Projekti që më prezantoi ai më bindi që të bëhem pjesë e ekipit të Korabit. Në përgjthsi jam i kënaqur me zgjedhjen por më ngelet peng viti i kaluar që nuk arritëm të kapim Superligën pasi e patëm shumë afër. Kjo skuadër ka një tifozeri që them të drejtën na jep një mbeshtetje të jashtëzakonshme dhe na bejnë të japim shpirtin në fushë. Kemi tifoze të mrekullueshëm që na mbështesin sdiomos në ndeshjet ne Peshkopi :- shprehet Taulant Marku për protalin Dibra ON.


-Marku ishte protagonist kryesor në ndeshjen me Burrelin ku shënoi nje tripletë ku tregon se nuk është vetëm merita e tij tek goli. Është e vertetë që po shënoj rregullisht por kjo ështe merita edhe e gjithë ekipit që une shënoj pasi është puna e gjithë ekipit. Futbolli është loje kolektive që duhet të funksionojnë të gjithë, ndyshe është e pamundur të shënosh dhe të fitosh. Shpresoj të shënoj në cdo ndeshje dhe ti jap ekipit 3piksha jave pas jave. Dibranët janë një popull shumë mikpritës dhe të dashur. Unë këtu jam ndjerë menjeëherë si ne shtëpinë time . Ky është viti i dyte këtu dhe ndjehem realisht si dibran, përfundon Marku

|Samet Zagradi/ DibraON|

.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %