Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Burime për media raportojnë se 20 të parët sot janë dërguar sot pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjiese për të saktësuar nëse efektivët janë përdorues të lëndëve narkotike apo jo.
Policët që do ti nënshtrohen testit të drogës do të përfshihen në mënyrë të rastësishme apo tek personat që kanë dyshime.
Shpesh në ngjarje kriminale kanë qenë përfshirë edhe policë, çka ka bërë që të kërkohet që efektivët t’i nënshtrohen testit të drogës.
Ndër personat që kanë kërkuar testin e drogës për policët është dhe ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi.
Mat Tv