Korabi dhe Burreli masin “forcën”. Nesër derbi i Qarkut në stadiumin e Korabit

0 0
Read Time:1 Minute, 16 Second

Skuadrat e Korabit dhe Burrelit do të përballen për herë të parë në sezonin 2021 – 2022 me njëra-tjetrën të dielën në stadiumin e Peshkopisë. Por duke qenë se këto dy skuadra janë brenda të të njëjtit qark, është konsideruar në vitet e fundit kur ekipet aderojnë në të njëjtën kategori si derbi. Dibranët kanë rezultate më të mira deri tani pasi në 8 javë kampionat kanë arritur të sigurojnë 15 pikë me katër fitore, tre barazime dhe një humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Ndërsa matjanët janë në kuotën e 12 pikëve me tre fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Megjithatë, kjo garë pritet të ketë rivalitet të madh jo vetëm për faktin se skuadrat synojnë vendet e para kualifikuese në superligë, por edhe sepse konsiderohet si derbi. Ndryshe nga tetë javët e para të këtij kampionati, matjanët shkojnë në Peshkopi të kompletuar me sulmin. Pas një periudhe relativisht të gjatë rikuperimi, sulmuesi Effiong Eyoh është gati që të zbresë në fushën e blertë. Mund të llogaritet direkt si titullar, ndonëse vjen pas një rikuperimi dymujor. Drejtues Teknik të klubit thanë se gjendja e 25-vjeçarit është e mirë dhe se ai mund të japë kontributin e tij në këtë duel. Gjithsesi, pritet të shihet se sa do të jetë koha që do të aktivizohet, pasi operacioni që ka kaluar nuk ka qenë edhe aq i lehtë. Rikthimi i tij në ofensivë pritet që të zgjidhë “ngërçin” me finalizimin. Skuadra prodhon shumë volum loje dhe raste, por shënjestra ka munguar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %