Nga : Abdurrahim Ashiku
Pas leximit të shkrimit “Rënkimi i thellë i Valbonës” të birit të Tropojës dhe dhëndrit të Dibrës Besnik Nustafaj…Shkruar në prill 2016Fragment nga libri në kompozim DIBRA-NO PASARONDibrës i janë larguar bijtë…I janë larguar edhe bijat… I janë larguar edhe nipërit e mbesat…I janë larguar edhe dhëndurët…Fizikisht…Shpirtërisht…Nuk thoshin asnjë fjalë DJE…Nuk nxjerrin asnjë zë SOT…Nuk duan që një ditë të ngrihen herët në mëngjes e të shkojnë të bëjnë një kurë në llixhat e saj për shërimin e sëmundjeve të njohura. Dhe të kthehen në orën 9 e të fillojnë punën në zyrat shtetërore apo në bizneset private. Kaq larg është Dibra, më afër se Fieri…Nuk duan që për fundjavë të shkojnë në trojet e bashkëshorteve të tyre e të trokasin gotat me “ujë kristal Hynoske” që ia merr “arrat” edhe birrës.Nuk duan. Historikisht nuk duan.Nuk desh Enver Hoxha…Nuk desh Nexhmije Xhuglini…Nuk desh Haxhi Lleshi… Kishin tagër ta bënin Dibrën “Lagje të Tiranës”.Kishin fondet qindra milionëshe të nxjerra nga gjaku dhe djersa e minatorëve të kromit…Kishin “edhe kakrrukun edhe teskën”, njërën në një dorë e tjetrën në dorën tjetër… Rruga e Arbrit për ta ishte një shprehje historike, një “rrugë tragjike” e treguar në tmerret që përcillte “Shkalla e Tujanit”.Shkëmbit vdekjeprurës të Shkallës së Tujanit i vunë minat, e çuan rrugën deri në Shupal. Jo më tej. Rruga e Dibrës mbeti vetëm si toponim, si rrugë që niste në qendër të Tiranës dhe mbaronte tek kinostudioja. Tirana lidhej me Elbasanin, Kavajën dhe Durrësin me tre rrugë që mbanin emrat e qyteteve. Me Dibrën, nëpërmjet “Rrugës së Dibrës” nuk lidhej…Nexhmija në “intervistën e fundit” tha në thelb se Dibrën nuk e mbytën me Skavicën se ishte “kafshatë që s’kapërdihej” për ekonominë në zverdhje, drejt tharjes me gjethe, degë e rrënjë.Berisha e mori përsipër. Në kulmin e delirit deklaroi… “Unë di të ndërtoj vepra botërore”…Për të vijuar… “Skavica do të jetë në 2 vitet që vijnë projekti kryesor i punëve publike në Republikën e Shqipërisë”.”Shqipëria ka të gjitha potencialet për të ndërtuar këtë vepër të mrekullueshme”.“…Qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre të mrekullueshme energjetike”.”Tani është krijuar një situatë tjetër shumë më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj vepre gjigante.”“Ndërtimi i këtij HEC-i, ”jo vetëm që shton me rreth 350 apo 400 megavat prodhimin e energjisë, por optimizon funksionimin e gjithë kaskadës”.Ndërtimi i HEC-it të Skavicës “Ul në mënyrë të ndjeshme edhe mundësitë e përmbytjeve të mëdha në zonën e Nënshkodrës dhe Shkodrës”. “Ne duhet të ndërtojmë Skavicën. Kaskada është pasuri e madhe, Skavica është nëna e të gjitha digave nën të”.Berishës nuk i dhimbtë fare Dibra, lugina më pjellore e Drinit të Zi, shuarja e historisë dhe e kulturës së saj, vrasja më e egër e një krahine “qendër gjeografike të 65 mijë kilometrave katrore të tokës shqiptare” ku ujit i thonë UJË dhe bukës i thonë BUKË.Sali Berishës në atë moment tragjik nga hapja e digave të hidrocentraleve mbi Drin dhe përmbytja e Shkodrës i interesonte ulja “në mënyrë të ndjeshme e përmbytjeve të mëdha në zonën e Nënshkodrës dhe Shkodrës”. Duhej të mbytej Dibra për të shpëtuar Shkodra !!!E pritshme për një dhëndër serbie që e ëndërroi dhe me pushkë e bajonetë e dogji Dibrën që lugina e Drinit të Zi të fliste serbisht.Sali Berisha, siç mësojmë tash shumë vonë nga penat e Mehmet Elezit dhe të Besnik Mustafajt, na paska miratuar ndërtimin e 11 hidrocentraleve mbi perlën e bukurive të maleve shqiptare, Valbonën. Tash, pas tre vjetësh rënie nga pushteti (por jo nga kali) të tij, njëkohësisht, në Tiranë, Tropojë dhe në New York u zhvilluan demonstrata me kërkesën ndaj kryeministrit Rama që të anulojë hidrocentralet e Berishës mbi Valbonë.Bashkohem me demonstruesit, bashkim që e kam shprehur edhe në një shkrim me titull…”Vrasja e Valbonës dhe mbytja e Dibrës” në mbështetje të shkrimit të Mehmet Elezit “Duan të vrasin Valbonën”.Shqipëria një pëllëmbë e dy duarve të trupit shqiptar është. Është koha që të luftohet për çdo gisht, për çdo qelizë, pa harruar dorën tjetër – pjesë e trupit të prerë e që na dhemb fort.Më tërheq vëmendjen një fakt, një veprim i vonuar i dy vlerave të mëdha të Tropojës; Mehmet Elezit dhe Besnik Mustafait. Pse pikërisht pas kaq vitesh e kanë mbajtë “mbyllur me dry” në mendje e në shpirt “Vrasjen e Valbonës”?. Një njeri i thjesht nga Lugina e Valbonës nuk e dinte se Sali Berisha në mbledhje të qeverisë së tij, me vendim ligjor kishte vendosur të ndërtoheshin mbi rrjedhën e lumit 11 hidrocentrale, kishte vendosur “në gjyq pa avokat” vrasjen e saj.Mehmet Elezi dhe Besnik Mustafai e dinin këtë. E dinin se vendimi kishte marrë formë të prerë dhe kishte dalë në gazetën zyrtare si VKM. E dinin ata, ashtu si e dinin edhe shumë Valbonas në strukturat më të larta të qeverisë Berisha.Pse heshtën? Heshtën se kishin frikë.Kështu ndodhi edhe me mbytjen e Dibrës, me deklaratat publike të Berishës për ta mbytur atë për të shpëtuar Shkodrën, me deklaratat e tij që mbi kurrizin e shtrirë të Dibrës në llumin e gjolit të Skavicës të merrte për llogari të firmave të huaja “350 apo 400 megavat prodhim energjie”, të shiste një krahinë të tërë për të mbushur xhepa pushtetarësh e mafiozësh.Prisja asokohe që të reagonte Besnik Mustafaj, dhëndër Dibre.Prisja të reagonte deri në tërheqje nga koalicioni Ilir Meta, dhëndër Dibre.Të dy dhëndurë nga i njëjti fshat që i shpëtonte mbytjes nga uji por jo nga mjegulla.Valbona duhet të rrjedhë siç ka rrjedhur që nga krijimi i botës, miliona vite më parë. Të rrjedhë mbi gurët e latuar nga rryma, me troftat pikaloshe valltare mbi dallgët e shkumëzuara, pa betone e ferrobetone. Vendimet e qeverisë Berisha duhet të hidhen në koshin e plehrave. Me bijtë e Valbonës duhet të bashkohen bijtë e Shqipërisë kudo që janë.Edi Rama donë ta mbysë Dibrën. Donë ta shkatërrojë “copa-copa”. Në fillim me Katundin e Ri e më tej me “katunde” të tjerë, deri në Skavicë. E ka nda mendjen. Ka vendosur pa avokat, pa praninë e viktimave në gjyq. Bijtë e Dibrës heshtin.Demonstratat e tyre në Peshkopi kanë pak duar që ngrihen lart me parullën “PO DIBRËS! JO SKAVICËS”.Dibranët në Tiranë flasin pa zë. Nuk i nxjerrin tingujt nga laringu. Kanë frikë se u ftohen prapanicat nga largimi nga kolltukët e shtetit. Asnjë protestë në Tiranë.Bijtë me emër e me tituj të gjatë shkencor nuk bëzajnë, nuk mblidhen bashkë para kryeministrisë për ti thënë “JO SKAVICËS!”, “PO RRUGËS SË ARBRIT”.As nipërit e mbesat nuk flasin.Ilir Meta në pushtet heshti dje me Berishën, hesht edhe sot me Ramën.Drini i Zi duhet të rrjedhë i lirë dhe pa pengesa në të njëqind kilometrat e virgjëra të tij me ujërat që e ushqejnë malet e Dibrës nëpërmjet Zallit të Okshtunit, Zallit të Bulqizës, Murrës, Setës Mallës, Veleshicës…Rruga e Arbrit duhet më në fund të dalë nga toponimia, nga folklori historik dhe të kthehet në një realitet jetësorë nëpër të cilin të udhëtojnë bij dhe dhëndurë, vajza dhe djem, nipër e mbesa.Është koha për ta ngritur zërin.Nesër do të jetë vonë.Abdurahim AshikuAthinë, 19 prill 2016