“Rinia në zhvillimin rural”/Trajnime për të rinj edhe në Dibër

0 0
Read Time:55 Second

Në datat 12 dhe 13 Nëntor, në Peshkopi do të zhvillohet një trajnim dy ditor me temën :”Rinia në zhvillimin rural” me fokus rininë dhe komunitetin e tyre. Kjo inciativë është ndërmarrë nga Organizata Joqeveritare Rural Albania Youth.
Ky projekt ka si qëllim të përmirësojë pjesmarrjen e të rinjve në jetën e komuniteteve rurale të Shqipërisë veri-lindore dhe të kontribuojë në fuqizimin e përfaqësimit të rinisë rurale në procesin e zhvillimit rural të Shqipërisë për pranimin në BE.
Bëhet me dije, nga burimet e Dibra On se trajnimi është dy ditor, ku zhvillohet në Bujtinën Konaku.
Mësohet se trajnimi do të ketë tema për ndërmarrjen e hapjes së një biznesi në zona rurale si Dibra, të rinjtë në sipërmarrjen rurale dhe digjitalizimi, marketingu dhe mediat sociale.
Janë këto tema që presupozohet do ndihmojnë të rinjtë e Dibrës për të risjellë një frymë të re, një ringjallje shprese.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe të rinjtë pajisen me një çertifikatë të personalizuar nën logon e BE, që mund t’ju vlejë për hapat e mëtejshëm në karrierën e tyre.

Albina Roshi/Dibra On

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %