Nisma “Trees for Lurë” mbjell 2800 fidanë pishë. Të kthejmë identitetin e Lurës

0 0
Read Time:2 Minute, 3 Second

Parku Kombëtar I Lurës, i njohur botërisht tashmë dihet që ndodhet në gjendje të degraduar si pasojë e prerjes pa kriter të lëndës drusore. Liqenet e njohura të Lurës ndihen të zhveshura dhe të braktisura prej shumë kohësh dhe pse janë nën petkun e parkut kombëtar.


Por një inisiativë mjaftë e bukur bëri bashkë shumë të rinj nga Dibra por dhe jo vetëm për të mbjellë 2800 fidanë pishe në 1.6 hektarë mbi vendin e quajtur Borielurë. Nisma “ Trees For Lure” është inisiativë e nisur rastësisht 3 vite më parë nga Dorian Bulku dhe shtetasi Cek Pavel Kunc për mbjelljen e fidanëve të pishës në zonën e Lurës. Në vitet në vazhdim priten aktivitete mbjellje çdo pranverë dhe vjeshtë duke u përpjekur që zona e famshme e Lurës të kthehet në identitetin e saj.


Në një intervistë për portalin Dibra ON Dorian Bulku një nga organizatorët krysesorë të kësaj nisme tregon se cdo gjë nisi rastësisht pas takimit në Lurë me shtetasin Cek Pavel Kunc.

“Ideja për mbjelljen e fidanëve ishte e kaherëshme por ajo u nxit dhe u konkretizua para 3 vitesh po për shkak të tërmetit dhe pandemisë Covid-19 shumë gjëra mbetën në mes. Cdo gjë nisi me vetëfinancim dhe më pas na u bashkuan biznese të ndryshme, individë dhe dashamirës të natyrës jo vetëm nga Shqipëria, por nga Kosova dhe Italia. Ditën e mbjelljes na u bashkuan shumë vullnetarë dhe për këtë dua ti falenderoj të gjithë pa përjashtim sepse kemi bërë një punë fantastike”:-përfundon ai


Ndër të tjerë e pranishme ishte dhe ish deputetja e partisë socialiste Almira Xhembulla njëkohësisht zv.ministrja e kulturës dhe turizmit e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan: –


Nuk mund të kishte rastësi më të bukur se sa ditën e parë të punës ta nisja me mbjellje fidanësh në Parkun Kombëtar të Lurës
Ju bashkova me shumë dëshirë nismës Trees for Lurë për të mbjellur rreth 2800 fidanë në një parcelë të shpyllzuar. Një nismë e nisur prej kohësh dhe që më në fund po realizohet me shumë sukses në bashkëpunim edhe me ing e pyjeve dhe komunitetin vendas.
Jam pafjalë nga dëshira dhe vendosmëria e nje grupi vajzash e djemsh nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova, Italia etj që vullnetarisht punuan për dy ditë rresht deri sa u mbollën të gjithë fidanët! Faleminderit, jeni modeli më i mirë i rinisë
Uroj dhe besoj që nisma të tilla të kemi në gjithë Shqipërinë!

|Dibra ON|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %