Vitet e fundit, Shqipëria po përballet me ngërçe nga të gjitha anët, si në fushën ekonomike, politike, të arsimit. Sidomos, në aspektin social.
Gjendja e dobët ekonomike, papunësia, padrejtësia I kanë zbehur ngjyrat e shpresës për qytetarët shqiptarë. Të gjitha këto problematika po I vuan rinia shqiptare.
Këto të fundit, e kanë mendjen dhe sytë drejt kufijve. E ardhmja për ta nuk është Shqipëria.
Të pyetur nga Dibra On, qytetarë të shumtë u shprehën se dëshirojnë të ikin nga vendi i tyre. Duke theksuar me ngulm, se:’’-Dua të ikim, pa e kthyer kokën pas. ‘’
Shumica prej të intervistuarve u shprehën se me të mbaruar fakultetin nuk drejtohen dot në administrate për punë. Pasi, e vetmja gjë që marrin prej tyre është një përplasje dere në fytyrë . Kështu, detyrohen të punojnë në call center-a. Ose më e keqja që po ndodh rëndom mbetet ikja.
Jo vetëm të rinjtë e intervistuar, por edhe mosha e tretë janë përkrahës të këtij fenomeni. Sipas tyre, ‘’të rinjve u mungon motivimi për punë, pagat janë qesharake që nuk mbulojnë as kafetë e tyre e jo më të mendosh për qera, ujë a drita.’’
Me rritjen e energjisë elektrike apo të rritjes së çmimeve të naftës, gazit dhe rritje në produktet e ushqimit e përkeqëson akoma më shumë situatën e të rinjve. Ato shprehen se përballë kësaj ndihen të dëshpëruar. Si zgjidhje, shohin emigrimin , me shpresën se e ardhmja e tyre, e fëmijëve do jetë disi më e mirë se këtu.
Vitet e fundit, shohim një tkurrje të të rinjve në mbarë Shqipërinë.
Sipas INSTAT, në vitin 2020 edhe pse në kohë pandemie, janë larguar 23.854 persona. Të rinjtë përbëjnë numrin më të madh të tyre.
Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç u tkurr me rreth 18 mijë persona.
Nga këto shifra marramendëse, që ajka e Shqipërisë po ikën të lë për të dëshiruar. Së fundmi, vihet re edhe ulja e nxënësve në shkolla. Një numër I reduktuar I studentëve nëpër fakultete. Ku vetëm, në Universitetin e Shkodrës ‘’Luigj Gurakuqi’’ rrezikojnë të mbyllen 11 degë studimi.
Vlen për t’u theksuar se, ‘’njerëzit në pushtet t’I kthejnë sytë tek të rinjtë, t’u japin një shans të rinjve se edhe vendi I tyre mund të arrij përmasa të standardit europian. ‘’
Të rinjtë e Shqipërisë, ekselencën po e thith Gjermania, SHBA, Italia e shumë vende të tjera euopiane.
Fatkeqësisht, ikjet po shtohen çdo ditë e më shumë.
| Albina Roshi|
Portali Dibra On