Read Time:35 Second
Ish-deputetët e Qarkut të Dibrës, Roland Keta dhe Bedri Hoxha i janë bashkuar Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha në Peshkopi.
Dhjetra demokratë nga Mati, Bulqiza dhe Dibra pritën liderin historik të PD në Pallatin e Kulturës të qytetit të Peshkopisë, me kapacitet 300 vetë.
Krahas ish-deputetëve Bedri Hoxha dhe Roland Keta, i pranishëm në ‘Foltore’ është edhe ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë Ilir Krosi, një tjetër figurë e rëndësishme dhe me impakt në Dibër.
Nuk mungonin ish drejtorët e tij që janë karvani i zakonshëm i Llaftores, për të treguar se janë shumë, po në fakt janë të njëjtat emrat e fytyra, që demokratët i njohin mirë se i shikonin nga duart…