Erdhën dajat”, Berisha pritet me daulle në Dibër, braktiset nga deputetët e qarkut

0 0
Read Time:36 Second

Foltorja”e 10-të e Sali Berishës është zhvendosur në Dibër ditën e sotme.

Një grup simpatizantësh të Berishës e kanë pritur me daulle, e cila zakonisht është traditë të përdoret nëpër dasma në Dibër, kur “dajat” shkojnë te nipi ose mbesa.

Në këtë takim që është i 10-ti, Berisha nuk është shoqëruar nga asnjë deputet i PD-së në Dibër, as nga Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.

Besniku i tij është Flamur Noka, ndonëse ky i fundit nuk është deputet i këtij qarku. Pas shpalljes “Non Grata” nga PD,  Berisha ka nisur aksionin siç thotë ai për zhbërjen e vendimit të kreut të PD Lulzim Basha duke mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë. 

Abcnews.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %