Kjo është Dibra sot

0 0
Read Time:7 Minute, 26 Second

Nga: Samet Zagradi

Të gjithë e dimë, ose të paktën pjesa dërmuese e shoqërisë që të jetosh në Shqipëri nuk është një luks, për të mos thënë që një pjesë madhe në mudnësinë e parë që do tu jepej do preferonte të ikte. Natyrisht kjo gjë nuk përbën lajm, as habi, as ndonjë lloj ndjenje tjetër përvec dhimbjes dhe mungesës së një mundësie që fëmija te ketë një të ardhme më të mirë. Sot cuditërisht asgjë nuk përbën lajm, asgjë, nuk duket e cuditëshme madje dhe skandali më madh na duket normal, fundja tri ditë do të zgjasë!


Dikush që jeton larg zonave rurale apo dikush tjetër që nuk ka lidhje me realitetin shqipëtar nuk do ta besonte kurrë që akoma në Dibër akoma ka fëmijë që në vend të bukës hanë misër të zier. Ka fëmijë pa cati mbi krye e që kurrë në jetën e tyre nuk kanë marrë një dhuratë, nuk kanë festuar një ditëlindje apo plazhin nuk e kanë parë vetëm në libra ose më e largëta në televizor.

Ka qindra nxënës ekselentë që nuk mundin të ndjekin sdutimet për faj të ekonomisë, e dhjetra vajza që martohen akoma pa mbushur mirë 16-të vjec për shkak të një mentaliteti që ka hedhur aq fort rrënjët në vendin tonë. Sigurisht që cdo ditë, madje edhe në këto ditë të acarta dhjetori këmbëzbathur e zemërthyer të shtrijnë dorën për tu dhënë sadopak shpresë me një qindarkë, aty shtrirë në mes të pllakave në bulevardin maskilist që cdo ditë shkilet nga qindra njerëz, edhe nga edhe kollaret dhe fundet me taka të larta që duket sikur pengohen nga lypësit e gjorë.


Varfëria ulur këmbëkryq, ashtu sic dikur burrat e besës uleshin në konaqet e njohur të Dibrës penalizon cdo veprim për të pasur një tentativë ringritje apo përpjekje për të qëndruar akoma në këtë vend. Në cdo familje të rinjtë kryesisht janë larguar duke rrezikuar veten dhe jetën e tyre nën komionë apo në burgje për të pasur një mundësi më të mirë, mundësi të cilën vendi i tyre nuk po mundet ta mundësojë dot.

Një në tri të rinj dibranë po humbin identitetin e tyre duke ndërruar emrat apo mbiemrat si alternativë e vetme e shpëtimit të kontrolleve dhe problemeve doganore për të pasur një mundësi pnësimi dhe më pas sjelljen e disa të ardhurave për fëmijët e tyre. Pjesa më e madhe e studentëve nuk kthehen më në Dibër, pasi vendi nuk u siguran asgjë nga ato cka u nevojitet atyre. Preferojnë të punojnë qoftë edhe kamarier, mjafton të mos kthehen më në Dibër.


Rradha e të pakënaurve nga cdo lloj shërbimi sa vjen e shtohet, e kjo duket në cdo fytyrë të lodhur dhe nga cdo gojë që hesht sikur duhet duan të thonë se nuk kanë më forcë, se janë lodhur duke pritur që rrezet e diellit të shpresës të binin dhe tek to. Në cdo fshat të Dibrës, gratë nuk kanë luksin të mendojnë për një darkë, kafe apo për një mënyrë tjetër argëtimi. Në vend të salloneve të bukurisë këto gra luftojnë me vapën, shiun, breshërin e borën në mes të arave dhe bjeshkëve për të siguruar të ardhura për të mbijetuar, apo për të paguar taksat e shkollimit të fëmijëve në universitete.

Sigurisht që mundi i tyre bashkë me bashkëshortëve nuk mjafton sepse taksat dhe jetesa e papërballueshme shpesh lënë pa shkollë shumë të rinj të kësaj zone. E megjithatë, pavarësisht lodhjes ato mundohen që fëmijës së tyre të mos u mungojë dhe të mos kenë dhe ato fatin e keq të tyre.


Të jetosh në Dibër sot nuk është luks. Të dridhet shpirti kur duart e vogla nuk mbajnë lapsin por gurët e rëndë me dhimbje në minierën e Bulqizës e ku baballarët e tyre zhyten nën tokë me lutjen që do dalin të gjallë nga aty. Shumë nuk dolën, askush nuk e vuri ujin në zjarr, sikur të ishte zog pule duke lënë në mes të kromit gra shtatzana, e fëmijë jetim dhe në mëshirë të fatit. Nuk mund të flesh i qetë ku qindra fëmië me aftësi ndryshe nuk marrin dot as një lloj trajtimi qoftë ng ai më I thjeshti për të mos llogaritur me tej. As nuk mund të duroj kur vidhet, hiqet ndihma ekonomike e një familjari që para 6 muajsh vajza studente punon në një furrë buke në Tiranë, e në sistem del si e punësuar.

Nuk mund të rrish i qetë kur i sëmuri nuk merr ilacet, nuk merr kempin e invalidid apo shërbimet më të vogla që mund të marrë. mundësi pnësimi dhe më pas sjelljen e disa të ardhurave për fëmijët e tyre. Pjesa më e madhe e studentëve nuk kthehen më në Dibër, pasi vendi nuk u siguran asgjë nga ato cka u nevojitet atyre. Preferojnë të punojnë qoftë edhe kamarier, mjafton të mos kthehen më në Dibër.


Rradha e të pakënaurve nga cdo lloj shërbimi sa vjen e shtohet, e kjo duket në cdo fytyrë të lodhur dhe nga cdo gojë që hesht sikur duhet duan të thonë se nuk kanë më forcë, se janë lodhur duke pritur që rrezet e diellit të shpresës të binin dhe tek to. Në cdo fshat të Dibrës, gratë nuk kanë luksin të mendojnë për një darkë, kafe apo për një mënyrë tjetër argëtimi. Në vend të salloneve të bukurisë këto gra luftojnë me vapën, shiun, breshërin e borën në mes të arave dhe bjeshkëve për të siguruar të ardhura për të mbijetuar, apo për të paguar taksat e shkollimit të fëmijëve në universitete. Sigurisht që mundi I tyre bashkë me bashkëshortëve nuk mjafton sepse taksat dhe jetesa e papërballueshme shpesh lënë pa shkollë shumë të rinj të kësaj zone. E megjithatë, pavarësisht lodhjes ato mundohen që fëmijës së tyre të mos u mungojë dhe të mos kenë dhe ato fatin e keq të tyre.


Të jetosh në Dibër sot nuk është luks. Të dridhet shpirti kur duart e vogla nuk mbajnë lapsin por gurët e rëndë me dhimbje në minierën e Bulqizës e ku baballarët e tyre zhyten nën tokë me lutjen që do dalin të gjallë nga aty. Shumë nuk dolën, askush nuk e vuri ujin në zjarr, sikur të ishte zog pule duke lënë në mes të kromit gra shtatzana, e fëmijë jetim dhe në mëshirë të fatit. Nuk mund të flesh I qetë ku qindra fëmië me aftësi ndryshe nuk marrin dot as një lloj trajtimi qoftë ng ai më I thjeshti për të mos llogaritur me tej. As nuk mund të duroj kur vidhet, hiqet ndihma ekonomike e një familjari që para 6 muajsh vajza studente punon në një furrë buke në Tiranë, e në sistem del si e punësuar. Nuk mund të rrish i qetë kur I sëmuri nuk merr ilacet, nuk merr kempin e invalidid apo shërbimet më të vogla që mund të marrë.


Nëse dikur mësuesi shihej si shembull, sot nuk mund ta shohësh më të tillë. Kush ka një fëmijë në shkollë në Dibër por jo vetëm do më japë të drejtë duke parë sa raste dimë por nuk flasim të ndërhyrjeve të politikës në arsim. Mësues jashtë profilit, jashtë profesionalizmit madje edhe jashtë termit mësues fatkeqësisht edukojnë një brez të cilin vështirë do të jetë për ta kontrolluar pas disa vitesh. Shkollat pothuajse të braktisura zvariten bashkë me të gjorët mësues e nxënës për të siguruar ato pak materiale të nevojshme për zhvillimin normal të një ore mësimi. -“Në qoftë se do të vrasësh një popull, punëso mësues dhe mjekë të paaftë, dhe e ke vrarë atë”- thotë proverba, gjëndje të cilën sot po e jetojmë me plot kuptimin e fjalës. Spitalet tona janë bosh! Me infermier, dhe mjek të cilët vrapojnë qorrasi për të ikur lënë në mëshirë të fatit nga Burreli deri në Kukës, ku për një dhimbje koke duhet të udhëtojmë drejt Tiranës.


Rruga drejt Tiranës sërish mbetet një traum psiko-ekonomike të cilën cdo dibran e përjeton thuajse cdo ditë të mundëshme. Rruga e “premtuar” e Arbërit e cila do ishte shpëtim për cdo kënd prej vitesh zvarritet në letrat dhe vulat e zyrtarëve duke lënë në harresë një zonë kaq madhe, të varfër dhe të lodhur nga cdo system. Djersa e cdo fermeri hidhet vazhimisht në përrua, duke pasur 0 submvensione apo një mungesë tregu për të shitur prodhimet kaq bio që në një vend tjetër kërkohën me qiri në dorë. Qershia kalbet në pemë, molla po ashtu, patatja hidhet bashkë me shpenzimet që fermeri dhe kryefamiljari dibran shpenzon për një vit të tërë.


Nuk është luks të jetosh në Shqipëri dhe këtë e dimë mjaftë mirë. Problemi qëndron se askush nuk reagon, askush nuk kërkon të drejtën e tij pa e parë atë në ngjyrime politike. Nuk mbetet ose më saktë nuk preferohet zgjidhja për të ikur jashtë. Kjo zgjidh vetëm një anë të medaljes, tjetra mbetet sërish e panjohur dhe në errësirë sic është sot Dibra, veriu dhe e gjithë Shqipëria!

Samet Zagradi

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %