Rikthehet dhuna në Kategorinë e Dytë, plas grushti në sfidën Memaliaj-Albpetroli

0 0
Read Time:1 Minute, 15 Second

Rikthehet sërish dhuna në futbollin shqiptar e kryesisht në Kategorinë e Dytë. Në ndeshjen e Grupit B, Memaliaj-Albpetroli ka plasur grushti.

Ndeshja u mbyll me rezultatin minimal 1-0 për vendasit, por fundi i takimit ka prodhuar kaos, grushta dhe përplasje mes dy ekipeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Albpetroli ka publikuar pamje nga dhuna e ndodhur, ndërsa ka reaguar ashpër për atë që ndodhi në këtë ndeshje duke akuzuar drejteusit dhe lojtarët e skuadrës kundërshtare.

Postimi i Albpetrolit:

Në Patos çdo kush që ka ardhur jo vetëm që ka qenë i mirëpritur , por ka zënë edhe vendin në tribunen VIP të stadiumit tonë.

Në javën e parë të kampionatit midis Albpetrolit dhe Këlcyrës , shefi i Klubit të Memaliajt ka qenë prezent në Patos edhe është mikpritur duke u vendosur në tribunën VIP.

Sot me këtë video tregojmë edhe njëherë se futbolli ynë e veçanërisht Kategoria e Dyte është vendi i manifestimit të tipareve shpellare, të të ashtuquajturëve njerëz dhe të qyeteve pa njerëz.

Keqardhje që administrata shqiptare e në vecanti drejtuesit e klubeve sportive në Shqipëri ,të manifestojnë të tillë sjelljeje, e cila nuk transmeton qëllimin e vërtetë të futbollit , por tregon mjerimin se në dorën e kujt kanë ngelur disa “qyteza” apo disa Klube Sportive.

Dhuna ,e cfarëdo lloji qoftë ajo, fizik apo verbal , nuk është gjë tjetër veçse injorancë e për më tepër tregues i qartë i prapambetjes se tejskajshme të individëve të cilët e kanë të pamundur të jetojnë në habitatet zhvillimore.

KEQARDHJE !

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %