Rama: HEC Skavica nuk është më një ëndërr dhe as premtim elektoral

0 0
Read Time:2 Minute, 12 Second


ATSH-I.Vata/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se problemi me energjinë do të zgjidhet kur Skavica të jetë në punë dhe tashmë është një realitet, një projekt me SHBA që është në proces.

Ne fjalën e tij në Kuvend, duke ju përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për energjinë, Rama tha ju thoni “zbrazët?!. Çfarë zbrazëm? Dhe vazhdoni me të njëjtin avaz duke u përpjekur ti bëni  shqiptarët për budallenj. Dhe gjithmonë bëni të njëjtin gabim dhe gjithmonë merrni të njëjtën përgjigje. Dhe çdo të hënë pas zgjedhjeve zgjoheni të habitur si ka mundësi dhe pastaj filloni me masakrat. Çfarë masakrash? Cilat masakra? Dhe u thoni shqiptarëve këta e shesin lirë dhe e blejnë shtrenjtë. Po sigurisht, ky nuk është sekret. Ky është fakt publik jo vetëm në këtë kohë por dhe në atë kohë por në të gjitha kohë qysh ku ne kemi nisur rrugën e ndërtimit të demokracisë pas shembjes se komunizmit për një arsye shumë të thjeshtë se ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limiti të lejuar nga siguria e digave dhe kur uji vijnë nga qielli më shumë se sa ç’mban limiti i sigurisë ne duhet ta derdhim. E jeni derdhur ju madje keni bërë katastrofa paaftësie, por ndryshe nga ju Skavicën e nxorëm nga sirtari dhe sot Skavica nuk është më një ëndërr as një premtim elektoral që e keni dhënë sa here keni dalë nëpër fushata, po është një projekt me SHBA që është në proces”, theksoi Rama.

Rama tha se ne kemi planin tonë për zgjidhjen e problemit të energjisë deri kur të ndërtohet Skavica.

“Ndërtimi i Skavicës dhe krijimi i kapaciteti për rezervë do na bëjë ne që pastaj të vendosim ne dhe kushdo që të jetë nesh se ku e shet energjinë. Jo nga halli, jo se s’ka ku të çojë ujin dhe duhet ta çojë pastaj deri në NënShkodër, por duke ndjekur momentin kur kërkesa është më e lartë. Natyrisht, se kur ne shesim energjinë jemi në kushtet kur kërkesa është e ulët se rreth e rrotull ku blihet energjia jonë, moti është i njëjtë. Dhe kur ne duam ta blejmë energjinë kërkesa është shumë e lartë se është piku i thatësirës dhe kjo nuk varet nga ne dhe nuk është diçka e parashikueshme në mënyrë të qëndrueshme në vite. Megjithatë në planin tonë edhe për këtë kemi zgjedhur një zgjidhje të ndërmjetme deri kur Skavica të jetë ndërtuar”, tha ai. /a.a/ Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %