Fondacioni “ AMANETI” u mblodh në takimin vjetor sot në Sallen e Akademise se Shkencave.
Në takim moren pjese kryesia e Fondacionit dhe të ftuar nga Besimet fetare ne Shqiperi dhe perfaqesues të trupit diplomatik te akredituar ne Tirane.
Në takim u diskutua mbi misionin e fondacionit dhe kontributin e institucioneve shtetërore, organizatave joqeveritare dhe individëve në ndihmë të njerezve në nevojë dhe atyre të kercenuar nga fatkeqësitë e natyrës.
Nga funksionarët e lartë shtetërorë Fondacioni “Amaneti” kishte perzgjedhur Drejtorin e Përgjithshêm të Emergjencave Civile Shemsi Prençi duke i akorduar Çertifikate Mirnjohje me motivacionin:
“Njeriu i sakrificave në ndihmë të njerëzve në nevojë, si dhe administrator i suksesshëm i emergjencave civile.
Kontribues
Për Paqen dhe Lumturinë Globale”.
Në takim të gjithë folesit nga çdo krahinë e Shqiperisë sollen në kujtes episode sakrifice dhe përshkruan me fjalë mallëngjyese sherbimin që Shemsi Prençi me strukturat që ka drejtuar ju ka afruar njerzve në nevojë e të kërcënuar nga natyra. Po kështu ata dhe përfaqësues të klerit vleresuan dhe punën që ka bërë si ish Drejtor Policie në 7 qarqe të Shqiperise.
Vetë Shemsi Prençi, nën emocionet e vleresimit të papritur nga Fondacioni “Amaneti” theksoj:
“Sot ndjehem i emocionuar, pasi edhe kur nuk të vlereson Shteti për punen dhe sakrificat nder vite, perseri je në vëmendjen e organizatave dhe individëve që nuk harrojnë sakrificat.
Te nderuar pjesmarrës:
Ne jemi djemt dhe vajzat , niperit dhe mbesat e Nënë Terezes, prandaj duhet të dhurojmë dashuri dhe ndihme ndaj njerzve në nevojë, pasi jeta dhe vdekja ndahen në fijen e perit. Unë përsonalisht dhe kolegët e mi jemi perlotur disa hërë në detyren tonë , duke shpëtuar jete njerezish të rrezikur nga uji, vershimet, përmbytjet, bllokimi nga dëbora, orteçet,, rrëshqitja e dherave apo shembja e tuneleve… dhe të gjitha këto janë një mesazh për fëmijët tanë, për brezin e ri dhe gjithë shoqerinë Shqiptare.
Jepni ndihmë dhe dhuroni dashuri ndaj njerzve në nevojë se:
Kush ndihmon pak ndihmon e dhuron nga shpirti, kush dhuron shumë, dhuron pjes nga kapitali….!
Njerzit e kercenuar dhe në rrisk kanë nevojë për pak, qoftë dhe për një got ujë, një cop buk apo një këmish e batanije.
Amanet ndër breza dhuroni dashuri e ndihmë….!”
Shemsi Prenci nderohet nga Fondacioni “Amaneti”
Read Time:1 Minute, 49 Second