Të gjithë zërat për pushimin nga puna të kryetarit të Policisë së Shtetit, Ardi Veli janë hedhur poshtë me një postim të kryeministrit Edi Rama.
Rama ka ndarë nëpërmjet një fotoje, letrën e dorëzuar nga Ardi Veliu ku ai ka shprehur vullnetin e lirë për tu dorëhequr nga ky post. Në letrën dorëzuar kryeministrit Rama, është bërë me dije se ish-kreu i policisë ka dhënë dorëheqjen pasi do që t’i përkushtohet familjes.
Veli është shprehur se përkujdesja e tij i ka munguar për vite me radhë famijles. Ndërkohë që kryeministri e ka postuar foton e dorëheqjes, ku nuk kanë munguar edhe falënderimet e përzemërta për punën dhe kontributin e kryer në Policinë e Shtetit, ndaj Ardi Veliut.
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer,”-shkruan Rama.