Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Gjatë pasdites së sotme në një banesë me qira ditore, 26-vjeçari i identifikuar K. Pgjatë konfliktit të çastit dyshohet se ka goditur me thikë një 31-vjeçare të huaj me emrin Jawsackie Jaboah. Pas kësaj, K.P është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dy viktimat prej disa kohesh bashkëjetonin. Mësohet se ata jetonin prej kohesh në Francë, ndërsa në vendin tonë kishin ardhur prej pak kohesh për pushime, ku ishin akomoduar prej ditësh në një apartament me qira ditore, pranë rrugës “Gjergj Fishta”.
Njoftimi i plotë nga policia:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.