Shkruan: Hamdi Skeja
Filloi sezoni i arsimimit dhe përpara që të dilnim kokëulur para fëmijëve, si mekatarët e vetëm për ta, si mekatarët kryesor për ta, t’ju kërkonim falje me turpin më të madh,dolëm dhe i uruam!
Uruam për suksese në mësime!
Me paturpësinë më të madhe i gënjyem duke ju blerë rroba të reja, duke i veshur bukur me plotë sharm dhe elegancë. I mbushëm me buqeta lulesh dhe i shoqëruam (ju se unë jo) për në shkolla!
Pse nuk dolëm si mekatarë që t’ju thonim; na mallkoni, t’ju thonim mos na e falni, t’ju thonim se nuk jemi të denjtë për to.
Për disa arsye: – se nuk i mbrojtëm, se të duash fëmijët nuk do të thotë ti veshim bukur, ti pispillosim bukur, t’ju blenim lule për mësimdhenesit/et!
Por duhej të luftonim për të mos u’a mohuar jetët, për ti mbrojtur nga padrejtësitë, madje për t’ju rikthyer jetet që kemi pranuar me heshtje që u’a shkelin ministra e pushtetarë!
Perse nuk u ngritëm njëherë në jetë për fëmijët?!
Sa padrejtësi janë bërë mbi shpatullat e tyre, mbi jetët e tyre, mbi emrat e tyre, mbi të ardhmën e tyre?! Po ne çfarë bëmë?!
-I gënjyem më keq sesa politikat e kurvërisë në emrin e tyre!
P.S: për pusht-etaret, filloni si bushtra duke më sulmuar, nuk e bej vonë më!