KF. Bulqiza nis kampionatin në transfertë ndaj Orikut

0 0
Read Time:38 Second

Kategoria e dytë e kampionatit të futbollit starton sot ku ekipi i Bulqizës e nis aventurën në transfertë ndaj ekipit të Orikut në orën 16:00 në stadiumin Oriku.

Trajneri Hakik Çekiçi ka preferuar të hedhë në fushë formacionin e përbërë nga portieri Mema, në mbrotje Goxheri, Gjura, Kullolli dhe Merepeza. Mesfusha nga Naçi, Shkreta, Farruku, Lika dhe Shabani ndërsa sulmi për ekipin bulqizakë i besohet Salaj.

Foto eksluzive nga stadiumi Oriku

Në një intervistë për portalin dibran Dibra ON dy drejtuesit e ekipit Hakik Çekiçi dhe Gerti Rrushi e vlerësojnë kundështarin dhe motivojne ekipin për një rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë. Skuadra e Orikut ka më shumë eksperiencë pasi ka qenë më parë në Kategorinë e Parë por ne do të japim maksimumin. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %