Ish deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, e ka parë në një tjetër këndvështrim, çështjen “Berisha”, dhe lëvizjet e fundit në selinë blu.
Sipas Shehut, Basha me lëvizjen e tij, prodhoi sot një kryeministër që reflektonte nga kënaqësia,
“Qingji” Rama. Sot pamë z. Rama që na u shfaq si një qingj i urtë dhe i butë.
Pamja dhe komunikimi i tij reflektonin qartë kënaqësinë e tij të brendshme të përjashtimit nga Partia Demokratike të Dr. Berishës nga kolaboracionisti Lulzim Basha.
Sipas tij Rama u përpoq të transmetonte edhe mesazhin se në mandatin e tretë nuk do të bëjë më ashtu siç ka bërë deri tani.
“Ai gjithashtu u përpoq që të transmetonte edhe mesazhin se në mandatin e tretë nuk do të bëjë më ashtu siç ka bërë deri tani. Por populli ynë e di mirë se “ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron”. Zoti i ruajt shqiptarët dhe Shqipërinë nga Edi Rama dhe kolaboracionisti Lulzim Basha.”, ka shkruar më tej Shehu.