Nga: Samet Zagradi
- Arbër, nëse dikush të sheh kuptohet qartë nga format e trupit që je pjesë e sportit të bodybuilding. Pra ti je një kampion dhe je nga Dibra! Na fol pak më shumë për veten tënde?
Përshëndetje një herë dhe jam shumë I lumtur që ka një dritare ku vlerat e padiskutueshme të Dibrës të shfaqen, si jeni ju gazeta “Rruga e Arbërit”. Unë kam lindur në fshatin Kurbek të Maqëllarës në vitin 1986 ku fëmijërinë time e kam kaluar atje. Shkollën e mbarova në Maqëllarë ku cdo gjë kujtoj nga ajo kohë ka qenë e bukur. Fëmijëria e kohës time ndryshon shumë me atë të sotmen, dhe mendoj që ka qenë shumë herë më e bukur, më e qëshur dhe më e shëndetëshme. Si cdo shqipëtar edhe unë nga kushtet ekonomike u detyrova të emigroj në emigracion drejt Italisë ku punova si gjithë të tjerët. Përvec punës unë doja shumë të merresha me sportin e muskujve.
- Na trego pak si e ke nisur ti këtë sport, sa vite ke që ti merresh me te?
Me sportin e bodybuilding ka rreth shtate vite që unë merrem dhe e ushtroj. Kam qenë 27 vjec kur kam nisur te merrem me këtë sport në shtetin Italian. Duke parë njerëz me muskuj, filma më shtyu pasioni të stërvitem dhe prej kaq vitesh jeta ime është nga palestra në gara. Është një sport që me të vërtetë këron shumë përkushtim, stërvitje dhe kujdes të madh me ushqimet. Për mua është një sport shumë i bukur dhe do e luaj deri kur unë të kem mundësi.
- A ka një moshë në fillimin apo mbarimin e këtij sporti dhe a ka femra që ushtrojnë bodybuilding?
Mosha optimale për të filluar këtë sport varion nga 20 deri 22 vjec më pas nuk një moshë limit për lënjen e këtij sporti. Nga cdo moshë ndryshon kategoria e cila është e ndryshme nga njëra tjetra. Sporti i bodybuilding është një sport që jo vetëm për meshkuj pra ka shumë femra të cilat janë kampione në këtë disiplinë. Në shqipëri ka federate dhe shumë sportistë që garojnë por fitimet dhe mbështetja nga kjo federatë mungojnë totalisht
- Arbër na fol pak për arritjet dhe titujt që ti ke fituar nga garimet në këtë sport?
Unë sic të thashë edhe pak më herët këtë sport e kam nisur rreth tetë vite më parë në shtetin Italian. Unë kam garuar në vitin 2013 në kampionatin “ATENAS” ku prej kohësh udhëhiqesha dhe stërvitesha nga trajneri Alberto Clementi një bodybuilder kampion i Italisë dhe fitues I titullit botëror në garat ËABBA dhe tani si profesionist I FBB. Në vitin 2016 kam garuar në Shqipëri duke zënë vendin e parë në kategorinë -90 kg. Një vit më vonë në vitin 2017 garova sërish në Tiranë ku mora sërish vendin e parë por kësaj rradhe në kategorinë -100 KG. Në tetor të vitit 2017 mora pjesë në garova pikërisht aty ku e kisha nisur në shtetin Italian në kategorinë -90 Kg ku u shpalla kampioni I Italisë për këtë kategori, dhe disa ditë më vonë garova sërish në Itali në një garë të quajtur “2Tori”. Në këtë garë kam qenë më I vogli dhe aty zura vendin e tretë.
- Sa kohë ju duhet për tu përkushtuar stërvitjes për të qenë formë?
Minimumi dy orë patjetër që duhet të jem në palestër. Prej kohësh unë zotëroj një Plestër në Tiranë të quajtur” Gessa Fitnes” ku jam instruktor me kohë të plotë. Kjo sigurisht që nuk do të thotë se unë lë pas dore kampionatet dhe evenimentet
- Cfarë mendonjë njerëzit dhe si reagojnë kur shohin trupin tënd?
Eh cfarë pyetje!(qesh). Në fakt ka shumë njerëz që më shikojnë të habitur. Nga meshkujt sidomos në plazh marr shumë komplimenta dhe më kërkojnë informacion se si kam arritur të jem në këtë fazë, ndërsa vajzat shpesh herë kanë frikë. Realisht duhet shumë punë për të mbajtur në formë trupin.
- Na the që nuk është e lehtë të mbash në formë trupin. Cfarë ushqimesh përdor për të pasur trupin në këtë gjëndje dhe a përdorni suplemente!?
Atëherë prëgatitja fillon me masën muskulore. Duhet të konsumojmë shumë ushqime që kanë shumë proteina. Pastaj kur kalojmë në definim ulim sasinë e proteinave dhe karboitrateve. Sigurisht që marr edhe suplemente. Ato janë pak të shtrejnta dhe të gjitha këta para i nxjerrim nga xhepi.
- Si ndihesh kur hypën në skenë për të performuar bodybuilding, ke emocione?
Normalisht që emocionet janë gjithmonë të pranishme, por kur unë hyp në skenë të performoj harroj cdo gjë dhe përqëndrohem vetëm tek gara dhe trupi im. Nëse fokusohesh tek emocionet harron cdo gjë dhe 5 muaj stërvitje të shkojnë dëm.
- A ka një federatë që ju përkrah ju sportistët dhe kampionatin?
Po, egziston një federatë e këtij sporti por mendoj që askush nuk e vendos ujin në zjarr për të kontribuar në këtë sport. Normalisht si pothuajse në të gjithë sportetqë janë në Shqipëri
- Le të kthehemi tek vendlindja juaj. I ruan akoma lidhjet me Dibrën?
E si të mos i ruaj. Guri i rëndë peshon më shumë në vendin e tij. Nëse do të kisha mundësi unë do të rikthehesha përgjithmonë atje, por andej nga ai vend I bekuar nuk po bëhet asnjë investim që të na japë një mundësi për të jetuar atje. Unë në Maqëllarë kam një pjesë të familjes dhe sa herë që vij cmallem me atë ajër. Dibra gjithmonë ka qenë në zemrën time.
- Arbri, si është një ditë e jotja?
Një ditë e imja është pothuajse normale dhe e zënë sit ë gjithë. Sic thash më parë un pjesën më të madhe e kaloj në palestër. Më pas familja zë një vend shumë të rëndësishëm për mua dhe mundohem ti përkushtoj kohë sa të kem mundësi. Është dhe një sipërmarrje tjetër e imja në Tiranë që I përkushtoj një pjesë tjetër të kohës.
- Si I sheh të rinjtë e sotëm?
Hmm! Sot të rinjtë kanë mundësi shumë më të mëdha se në kohën time apo më parë. Tani mund të lëvizësh I lirë kudo që dëshiron të shkosh dhe të jesh ai që ke ëndërruar të jesh. Ata asnjëherë nuk duhet të demotivohen nga një gjë e vogël, dhe nuk duhet të ndalojnë në pengesën e parë që do tu bëhet. Duhet patjetër të punojnë fort për të qenë dikush në jetë.
- Si ndihesh kur intervistohesh nga një gazetë e vendlindjes si një person I suksesshëm?
Unë kam qenë I ftuar në disa emisione, portale dhe gazeta si sporist por emocioni kru flet për një media të vendit tënd ndihem me të vërtetë shumë mirë. Unë ju përgëzoj për punën e palodhur që ju bën që të mbani gjallë një fije drite për të qenë më pranë vendit dhe për të përcjelle tek të tjerët atë cka ndodh në Dibër! Ju faleminderit