DIBËR- Janë zbardhur emrat e 2 të arrestuarve ditën e sotme në Dibër me urdhër të SPAK-ut.
Të arrestuarit janë Lutfi Miftari, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës, dhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi Lutfi Miftari, në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi Eljo Elezi, administratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.
Në cilësinë e provës materiale shtetasit Lutfi Miftari, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi Eljo Elezi.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Lutfi Miftari, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.