Nga: Enela Shehu Markja
Për një turizëm autentik në një Dibër plot tradita
Nga ballkoni i Dibrës – Eskursion në Zimur
Gjithmonë mendojmë që e bukura është larg, shumë larg dhe kështu të djegur e të përvëluar për të bukurën në largësi harrojmë të shohim që kemi prane – bukurinë.
Ndodhem përsëri në Dibër, ekzaktësisht në Peshkopi. Këto vitet e fundit me shumë kënaqesi i kaloj një pjesë të pushimeve në vendlindje e zonat përreth duke exploruar dhe shijuar kështu turizmin autentik, i cili për mendimin tim këto vitet e fundit po merr formë me krijimin e fshatrave turistik dhe bujtinave në zonat rurale.
Nga qyteti i Peshkopisë mund të ndërmerren disa eskursione ditore në vargmalet perreth ose pergjatë luginës së Drinit.
Sot për Zimur
Itenerari i ditës – Peshkopi, Shimcan, Bahute, Zimur e bjeshkët e kullotat mbi fshat.
Mbi Peshkopi pergjatë një rruge të asfaltuar eca drejt Kamenit e më pas drejt Staravecit. Megjithëse fillim vjeshte, dita kishte hy me diell e përgjate rrugës së asfaltuar kishte pak mundësi për ta fut kokën nën një hije. Staraveci është një fshat me një strukturë të rregullt rrethuar me toka bujqësore të begata. Gjatë rrugës takova një banor të fshatit që nxitonte për tek tokat.
Fshati duket i bukur nga larg, po punën e ka të rande – tha fshatari paksa i thyer në moshë teksa ecte perkrah kalit te tij.
„m‘ka rra deri i egër në miser“ – tha ai pas pak – na shkoj mundi kot.
Me shoqeroi disa metra duke më treguar për tokat, familjet, kullotat deri sa rrrugët tona u ndanë – unë për Shimcan dhe ai me nxitim për te tokat e tij.
Ndërkohe ndiqja rrugën e paasfaltuar drejt fshatit Shimcan. Një banor i fshatit më thotë që i paskam ra rrugës së gjatë, se egzistonte dhe një rrugë e shkurtër nga Staraveci drejt shpatit për Zimur. Meqë mesdita nuk kishte rënë akoma, mendova që për Zimur të merrja rrugën e gjatë dhe kthimin ta beja nga rruga e shkruter „drejt teposht“.
Rruga për Bahute shoqërohej me gëmusha mbushur plot me manaferra. E frikesuar dhe plot e vetëdijshme që nder to do t‘i prishja qetësinë ndonjë gjarpri, nuk rrija dot pa e zgjatur dorën e provuar shijen e tyre të vecante.
Se kisha në plan të hyja në Bahute kur pas meje dëgjoj hapa qe sa vinin e afroheshin. Ktheva koken dhe përshëndeta nje djalë, ich cili sic duket e kishte punën me nxitim. Vinte nga Shimcan e ne dorë kishte një sharrë. Me mbeti puna per gjysëm me tha, e i ishte dashur te shkonte te fshati komshi (Shimcan) për të marrë një sharrë. Sigurisht që u mundova t‘i pershtatem hapit te tij te shpejte. Ndërsa ai filloi të tregonte për fshatin, shtëpitë e lena djerë, bagëtine e kullotat. Pak para se rrugët tona të ndaheshin, ai më pyeti nese kisha deshirë të pija një kafe në shtëpine e tij. Tek po hynim në oborr një valle grash që ishin ulur në verandë u ngriten ne këmbë dhe pothuajse një zëri thane. Mirseerdhe!
Buke e porsapjekur, gjizë, dhallë domate kopshti erdhën në një tabaka në atë verandë të fresket rrethuar me shilte.
Pyetjet „ku je bijë“ e ku je dhanë“ jane tipike të zonës – duke ndërtuar kështu një urë komunikimi.
Vizita tek familja Elezi ne Bahute ishte sa spontane dhe aq dhe mbreselenese – mikpritje dibrane mendova.
Nga Bahute Zimuri nuk ishte larg, por vapa filloj ta bej rrugëtimin jo te rehatshem. Po të ndiqja shenimet e rrugës duhet te ecja për gjatë xhades së pashtrur të makinës, rruge e cila e bënte ngjitjen per Zimur më të lehte por sigurisht më të gjatë. Atë rrugë ndoqa deri sa diku larg dëgjova zëra grash që po bisedonin. Shkova pas zërave, drejt një shpati me gurë, që në pranverë e në fillim të verës i duhet të jetë shtrati i rëkeve të borës së shkrirë që pasuronte fshatrat me ujë. Ndërkohë ishte pa ujë por akoma i njomë ky shteg që shkurtonte rrugën për në Zimur – fshatin më të lart të banushëm në Shqiperi, ose sic krenohen „zimurasit“ duke thënë – fshati që nuk ka fshat mbi krye.
Nxitova hapin se desha ti takoja gratë, gjë që nuk e pata te lehtë. I kapa poshtë fshatit tek po ndaheshin nga njëra tjetra. Vinin nga arat me miser e groshë e me duart plot.
Për ku je nis oj bij? Ke kush shkon? – më pyetën gratë plot kureshtje. Kur u thashe se shkoj për bjeshkë njëra nga ato me ftoi për një gotë dhallë, ndersa dy të tjerat teksa largoheshin më porosisnin mos vonohesha e se do ishte më mirë të ndalesha tek xhamia e të mos shkoja më lart…
Shijova mikpritjen dhe dhalltin në kopshtin e familjes Kulemani dhe morra rrugën drejt bjeshkëve duke lënë Zimurin me shtëpitë e gurta pas shpine. Tek e veshtroja nga lart, me binin në sy pak cati të reja, shumica e tyre ishin të vjetra, dhe disa të rënuara. Mesova se fshati që nuk ka fshat mbi krye dikur kish pasur 80 shtëpi, nderkohe vetem ¼ e tyre jetojnë ne fshat. Rruga e e pambaruar e dimri i gjatë dhe mungesa e perspektives për të rrijntë e veshtiresojnë jetën jo vetëm në Zimur por në të gjithë fshatrat e zonës së Dibrës. Bujqësia, blektoria dhe emigrationi janë aktualisht sektorët që mbajnë ekonomine ne vend.
Jam shumë e bindur se zhvillimi i turizmit malor në zonat rurale pa e shkatëruar natyrën dhe strukturat e jetës në fshat por duke e integruar atë (dmth. Turizmin) në jetën e fshatit,
- duke përdorur produktet bujqësore dhe blektorale te vendit në vend – pa qenë nevoja që ata të transportohen në tregje shitjeje,
- duke bazuar turizmin mbi mikpritjern e pastërtinë dibrane dhe punën e palodhur të amvisave dibrane
do t‘ju jap perspektive grave e të rrinjve, do e fuqizoj dhe përqëndroj jetën në fshat dhe do të populloj e fuqizoj ekonomikisht zonat rurale.
Nga bjeshkët e Zimurit vështroja luginën gjarpëruese të Drinit e fshatrat reth tij – Muhurrin, Fushalijen, Luznin, Zall Dardhen – me shpresen që Skavica nuk do t’i mbys pergjithmone.
Pyje dushku, dëllinja e boronica shoqëronin rrugën deri lart ne bjeshkë e herë herë përshëndetja burra me kuaj të ngarkuar plot me boronica dhe barinj që shoqeronin kullotat, atje lart ne bjeshkë mbi Zimur në ballkonin e Dibrës.
Për ngjitjen në Zimur në këmbe përgjatë Staravecit, Shimcanit e Bahutes duken planifikaur rreth 3 ore. Zbritja për në qytet zgjat rreth 1,5 orë.
Për Ju nga Bujtina Tershnana https://bujtinatershana.al/en/home-english/
Enela Markja