TIRANË- 4 viktima dhe 502 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të COVID-19.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.
Janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki:
173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastëir, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.
Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (06 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 393
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5991
Testime totale 1,082,974
Raste pozitive 151,499
Raste të shëruara 136,872
Raste Aktive 12,108
Humbje jete 2,519
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4491
Shkodër 1906
Durrës 1027
Vlorë 902
Fier 906
Lezhë 779
Elbasan 612
Berat 437
Korçë 309
Gjirokastër 293
Kukës 236
Dibër 210