Read Time:30 Second
BULQIZË- Ekipi i futbollit të KF Bulqizës do të rikthehet këtë sezon më i fuqishëm se kurrë në Kategorinë e Dytë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ekipi i futbollit Bulqiza, bën të ditur se pas pushimeve, skuadra do të grumbullohet ditën e hënë data 06.09.2021 ora 18:00, tek Liqeni Artificial i Tiranës përballë Piceri Juvenilja.
Po ashtu njoftohet se nga ekipi ka disa largime, Eriol Merdini, Denis Myrta dhe Donald Saliaj.
Po ashtu, mësohet se në ekip do të ketë disa afrime cilësore, madje edhe lojtarë me eksperiencë në Kategorinë e Parë.