Ja qyteti i Shqipërisë që është rajoni më i varfër i Europës

0 0
Read Time:1 Minute, 35 Second

Nga një studim më i gjerë i EUROSTAT është hedhur dritë edhe për rajonet më të varfëra të Euopës.

Kështu, si rajoni më i varfër në Europë është Kukësi  i cili e ka PBB për frymë sa 18% e mesatares se Europës, duke u renditur edhe për vitin 2017 si, rajoni më i varfër i Europës.

Sipas të dhënave, Tirana është qarku me PBB për frymë më të madhe, që shkon në shifrat e 42% të mesatares së BE.

Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjirokastra 30.9%, Durrësi 30.2 %, Vlora 25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9.3% dhe Elbasani me 21.1% e mesatares së BE. Brenda vendit, Tirana e ka PBB për frymë 2.2 herë më të larta se Qarku i Kukësit që është më i varfëri në vend.

Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun e Vlorës, duke shënuar rënie në terma realë prej 3,26% dhe në Qarkun e Korçës, me një rënie në terma realë prej 2,22%. Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfrin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në Mal të Zi është rreth 40%.

Eurostat jep edhe arsyet e pabarazisë së rajoneve të ndryshme, duke renditur, një sërë faktorësh si: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish-sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastrukturë e papërshtatshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %