Read Time:33 Second
Ditet e fundit temperaturat kane pesuar nje rritje te ndjeshme dhe kjo gje eshte ndjere shume edhe ne qytetin e Peshkopise.
Qytetaret dibrane duket qe ne piken me te nxehte te dites te preferojne te largohen ne shtepite e tyre duke mos u ekspozuar shume . Nje pjese e mire e qytetareve preferojne te freskohen ne ujrat e lumit Drin, si nje menyre argetimi dhe pushimi.
Kjo gje vihet re lehtesisht kur kalon ne bulevardin “Elez Isufi” nje pike qe pothuasje gjithe kohes qendron i populluar me njerez. Pasditja sjell nje tjeter panorame pasi familjare te shumte preferojne te bejne xhiro dhe te konsumojne kafen e pasdites ne lokalet prane bulevardit.