Aksidentet fatale të ndodhur në muajt e parë të këtij viti, por edhe ato të fundit siç ishte rasti i Vlorës ku u shua një familje, ka bërë që efektivët e policisë rrugore të shtojnë kontrollet në të gjitha akset kombëtare.
Strukturat vendore të sektorit të policisë rrugore në Qarkun Dibër, kanë nisur kontrolle të automjeteve duke monitoruar të gjitha akset kombëtare.
Gjatë këtyre ditëve që përkojnë edhe me sezonin veror turistik, postoblloqe të efektivëve rrugor janë stacionuar në pika kyçe të aksit rrugor nacionale Peshkopi – Tiranë, kryesisht në segmentin e Klosit, Bulqizë – Maqellarë e Burrel – Skuraj.
Deri tani janë gjobitur me dhjetra drejtues atuomjetesh të cilën janë konstatuar duke lëvizur në shkelje të kodit rrugor.
Burime pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Dibër, thanë se një numër të konsiderueshëm drejtuesish mjetesh ju është bllokuar leja e drejtimit.
Efektivët rrugor kërkojnë nga qytetarët që të zbatojnë rregullat e qarkullimit sipas kodit rrugor, gjë e cila do të parandalonte aksidentet e mundshme dhe ndëshkimin nga ana e policisë. TV Mati
Policia rrugore e Matit dhe Dibrës shton kontrollet, gjobiten dhjetra drejtues mjetesh
Read Time:51 Second