Shkruan: Ida Nurçe
Duhet se s’ben qe femijeve t’iu mesohet si te duan, si te sillen ne familje, si te jetojne ne grupe shoqerore, si te ecin ne jete pa vrare kedo qe i del perpara!
Duhet t’iu mesohet qe te ecesh me shpejtesi sketerre ne rruge, nuk je mashkulli me terheqes, por je me idioti;
duhet t’iu mesohet qe makina nuk vlen asgje more kokecepsha;
qe me ate makine mund te zesh te dashur femren me te bukur, por me boshen ne tru e ne shpirt;
qe te nxjerresh bthet e ccat nuk eshte mode;
qe te ulesh ne tavoline me kriminele nuk eshte cool;
qe te kesh dashnor nje plak te pasur nuk je IN;
qe te ndihmosh te pamundurit nuk eshte ulje;
qe te punosh per te nxjerre buken e gojes nuk eshte turp;
qe te ecesh me drejtesi nuk eshte injorance;
qe te mos genjesh nuk eshte budallik;
qe te jesh arrogant nuk eshte arritje;
qe te dashurosh nuk eshte ulje!
Mesojuani keto dhe se si te mos vrase nje tjeter te ngjashem per nje shezlong!
Ne nje maratone, fiton ai qe ka me shume durim, fuqi, kurajo, ambicie dhe deshiren per te mos hequr dore. Kjo lloj gare nuk do ishte fare e bukur, nese ndonje atlet gangster do i vriste te gjithe konkurrentet qe do ia kalonin atij, thjesht per te dale i fituari. Jeta eshte e bukur edhe me veshtiresite e saj, te cilat nuk na i meson shkolla. Keshtu qe lenden neper shkolla sa me shpejt!