Më në fund ka nisur të ndërhyhet në rrugën nacionale Peshkopi – Kukës e cila ishte kthyer në një gangrenë të vërtetë jo vetëm për drejtuesit e mjeteve që lëviznin drejt Kukësit, por edhe për mijëra banorë të shumë njësive administrative të Bashkisë Dibër. Banorët thonë se pas 20 vitesh që ndodhet problematike kjo rrugë, më në fund institucionet përgjegjëse janë kujtuar dhe kanë nisur ndërhyrjen. Fillimisht po bëhet heqja e të gjithë asfaltit ku dhe bëhet ndarja e rrugës mes asaj në varësi të Bashkisë Dibër dhe asaj nën varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Mjetet po punojnë për heqjen e të gjitha shtresave për ta bërë këtë pjesë e cila ishte edhe më problematikja nga fillimi. Aksi rrugor nacional Peshkopi – Kukës frekuentohet nga qindra mjete në ditë pasi në këtë rrugë bëhet lidhja e mijëra banorëve të njësive administrative Kala e Dodës, Lurë, Reç, Muhurr etj. (Tv Mati)
Nis riparimi i aksit nacionale Peshkopi – Kukës
Read Time:45 Second