Read Time:39 Second
Deputeti i Partisë Demokratike z. Xhemal Gjunkshi ka postuar ditën e sotme
në faqen e tij në facebook, një video ku tregohen pamjet e fëmijëve duke ecur në dëborë.
“Kjo është ortakëria e Rilindjes me krimin që po zhvat të gjitha fondet
, të pastrimit , të ngrohjes, të transportit dhe fëmijët e vegjël duhet të ecin
në këmbë. “, shkruan Gjunkshi në faqen e tij.
Postimi i plotë:
Këto pamje tregojnë qartë vuajtjen e nxënësve të fshatit Dipjakë të
cilët ecin për më shumë se 1 orë e gjysëm dhe në temperatura -15 ° , për të
shkuar në shkollë .
Kjo është ortakëria e Rilindjes me krimin që po zhvat të gjitha fondet , të
pastrimit , të ngrohjes , të transportit dhe fëmijët e vegjël duhet të ecin në
këmbë.
Dibraon