Të dhëna surprizuese! Ky është qyteti shqiptar me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020

0 0
Read Time:1 Minute, 23 Second

Kryeprokurori Olsian Çela raportoi sot para Komisionit të Ligjeve në Kuvend të dhënat e fundit në lidhje me kriminalitetin në vendin tonë gjatë vitit 2020. Në raportin e lexuar para Komisionit, Çela tha se qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020 është Gjirokastra ndërsa Dibra qarku me krim më të ulët. Më tej ai tha kjo është llogaritur për 100 mijë banorë dhe se Gjirokastra pati një rritje me 15%.

Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2020 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2020 e ka qarku Gjirokastër me 14,03 %, ndërsa qarqet Kukës e Dibër kanë koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, por që rrezulton me rritje në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket raportit të ndarjes së veprave penale (krimeve dhe kundërvajtjeve), bazuar në statistikat e vitit 2020, rezulton se 78,24 % e procedimeve penale i përkasin krimeve dhe 21,76 % i përkasin kundërvajtjeve penale. Krahasuar me vitin 2019, 4,76 % e këtij raporti ka ulje në procedimet për krime dhe rritje në procedimet për kundërvajtje penale.

Sa i përket raportit të grupveprave sipas strukturës së Kodit Penal me numrin total të procedimeve, ndër grup veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara nga ana e prokurorisë, evidentohet se vjedhja e pasurisë përbën numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara, me 31,24 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve penale të regjistruara në prokurori për vitin 2020, por me ulje 9,96 % krahasuar me vitin 2019.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %